Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Vendimi u njoftua nga gjyqtari i gjykatës speciale Abul Hasnat Zulqarnain gjatë një seance të mbajtur në burgun Adiala në Rawalpindi.
Ish-ministri i Jashtëm i Khan, Shah Mahmood Qureshi, gjithashtu u dënua me 10 vjet burg. Vendimi vjen në prag të zgjedhjeve të vendit, që do të mbahen me 8 shkurt.
Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit përmes një votimi mosbesimi në prill 2022. 71-vjeçari, themeluesi i partisë së Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI), ndodhet në burg që nga gushti i vitit 2023, i akuzuar për korrupsion, për të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.
Pakistani ka shënuar demonstrata të dhunshme që pas arrestimit të Khan në maj 2023. Që atëherë, autoritetet kanë goditur përkrahësit dhe partinë e tij. Ekipi i tij mbrojtës ka të ngjarë të apelojë vendimin e së martës./abcnews.al
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...