Michael Cohen, ish-avokat i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se ka gënjyer për një marrëveshje pronësie të Trumpit në Rusi, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Cohen pranoi para gjykatës në Nju Jork se ka gënjyer Kongresin, por tha se e ka bërë këtë nga besnikëria ndaj Trumpit.
Presidenti tha se Cohen po i “gënjen” prokurorët me shpresën për të marrë një dënim më të reduktuar.
Ai vazhdimisht e ka mohuar se ka pasur ndonjë marrëdhënie biznesi në Rusi gjatë fushatës zgjedhore më 2016.
Projekti Trump Tower në Moskë nuk është ndërtuar.
Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, po heton rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe nëse Trump ka bashkëpunuar me të.
Në gusht, Cohen e ka pranuar fajësinë për shkeljen e ligjeve të financave gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, duke i paguar të dashurat e Trumpit për të heshtur.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje