James Gustav Le Mesurier, ish-agjent i shërbimeve sekrete britanike është gjetur i pajetë në Stamboll. Trupi u zbulua përgjatë natës, jo shumë larg banesës ku i ndjeri jetonte prej kohësh.
Le Mesurier paguhej edhe nga OKB për të trajnuar në Siri disa vullnetarë të quajtur “White Helmets” (Helmetat e Bardha). Qeveria siriane por edhe Rusia e Irani prej kohësh akuzonin britanikun si një spiun aktiv që fshihej pas vullnetarizmit.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka bërë një postim në Twitter në lidhje me z.Le Mesurier javën e kaluar, duke pretenduar se ai ishte ish-agjent i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si MI6. Lidhjet e tij me grupet terroriste u raportuan gjatë misionit të tij në Kosovë shkruan arbresh.info
Ju kujtojmë se mbretëresha Elizabeta II i ka dhënë Le Mesurier- it titullin kalorës.
#Zakharova: The White Helmets’ co-founder, James Le Mesurier, is a former agent of Britain’s MI6, who has been spotted all around the world, including in the #Balkans and the #MiddleEast. His connections to terrorist groups were reported back during his mission in #Kosovo. pic.twitter.com/Fa7JTuP39Z
— MFA Russia ?? (@mfa_russia) November 8, 2019
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar