Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë. Vëmendjen tek ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil me të cilën po përballet vendi i tij.
Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantet nga të dy keto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme. Mediat vendas shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.
“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”-u shpreh kryeministri.
Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do ti tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai. Sipas të dhënave të Eurostat-it, 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s./tch/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...