Shefi i Agjencisë irlandeze të Zhvillimit të Turizmit, Michael Cawley dha sot dorëheqjen pasi kaloi pushimet në Itali, pavarësisht thirrjes së qeverisë për t’u dhënë përparësi pushimeve kombëtare, me qëllim mbështetjen e një sektori të goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.
ka treguar të japë dorëheqjen në mënyrë që veprimet e tij të mos bëhen objekt i “devijimit”.
“Jam e zhgënjyer nga zgjedhja e Cawley për të shkuar me pushime në Itali”, tha ministrja irlandeze e Turizmit, Catherine Martin.
“Ai e pranon që solidariteti me industrinë e turizmit është jashtëzakonisht i rëndësishëm tani për tani dhe unë e pranova dorëheqjen e tij këtë pasdite, sepse besoj se pozicioni i tij është i padenjë”, shtoi ajo në një deklaratë. .
Për shkak të rënies së numrit të turistëve të huaj nga pandemia e COVID-19, qeveria i ka inkurajuar irlandezët të qëndrojnë në vend për pushimet e tyre verore, në mënyrë që të mbështesin sektorin e turizmit./AA/
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit