Dhoma e Komunëve në Britani votoi me 391 vota kundër dhe vetëm 242 pro, duke refuzuar kështu planin e kryeministres.
Ministri i jashtëm i Irlandës tha se ishte i zhgënjyer që parlamenti britanik votoi për të hedhur poshtë një marrëveshje të Brexit të hënën.
“Parashikimet ishin mjaft të qëndrueshme gjatë ditëve të fundit, se kjo do të ishte një humbje e rëndë”, tha Simon Coveney për BBC.
“Ne tani duhet të jemi të durueshëm dhe të qetë për ta lejuar këtë proces në Westminster, për të marrë rrugën e tij”, shtoi ai.
Ligjvënësit britanikë refuzuan në shumicë marrëveshjen e kryeministres Theresa May për “Brexit”-in, për të dytën herë këtë të martë, duke e ekspozuar kështu Britaninë e Madhe përpara një situate të panjohur vetëm 17 ditë përpara shkëputjes së pritshme të saj nga Bashkimi Europian, transmeton “Tch”.
Dhoma e Komunëve në Britani votoi me 391 vota kundër dhe vetëm 242 pro, duke refuzuar kështu planin e kryeministres, edhe pse May kishte siguruar garanci të mëtejshme nga Brukseli mbi ato që konsideroheshin si elementët më kontroversë të marrëveshjes.
Vendi rrezikohet tashmë nga një kaos ekonomik, pasi Britania pritet të ndërpresë marrëdhëniet me partnerin e saj më të madh tregtar, BE-në, pas plot 46 vitesh, më 29 mars.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...