Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se vdekja e komandantëve të Hezbollahut në Liban në sulmet izraelite nuk do ta gjunjëzojë lëvizjen islamike libaneze, një aleate e Teheranit.
“Disa nga forcat e afta dhe të vlefshme të Hezbollahut u vranë gjë që padyshim e dëmtoi Hezbollahun, por nuk është ajo që mund ta gjunjëzojë organizatën,” tha ai gjatë një fjalimi.
“Rezistenca palestineze dhe libaneze do të arrijë fitoren përfundimtare,” tha ai, duke shtuar se Izraeli po vret civilë sepse nuk është në gjendje të mposht armiqtë e tij.
Ajatollah Khamenei ka fajësuar SHBA-në për përshkallëzimin e armiqësive në Liban, pavarësisht garancive të Uashingtonit se nuk ishte në dijeni të planeve të Izraelit paraprakisht./abcnews.al
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar