Presidenti iranian Hassan Rouhani paralajmëroi se një sulm raketash i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Sirinë do të çonte në shkatërrim në Lindjen e Mesme, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, transmeton portali arbresh.info.
“Sulme të tilla nuk do të kenë rezultat por më shumë shkatërrim, amerikanët duan të justifikojnë praninë e tyre në rajon me sulme të tilla”, citohet të ketë thënë Rouhani.
Më shumë se 100 raketa u shkarkuan nga anijet dhe avionët me njerëz dhe aleatët goditën tre prej objekteve kryesore të armëve kimike të Sirisë, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Jim Mattis dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral i përgjithshëm Joseph Dunford./Arbresh.info/
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...