Ministria e naftës e Iranit tha se sulmet ajrore izraelite kishin në shënjestër depon e naftës Shahran dhe një rezervuar karburanti në Teheran. Situata ishte nën kontroll në të dyja këto vende, tha ministria.
Ministria e naftës tha gjithashtu se dy fusha të mëdha gazi në provincën jugore të Bushehrit u sulmuan nga Izraeli, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
Sulmet izraelite shënjestruan gjithashtu ministrinë e mbrojtjes së vendit në Teheran, duke dëmtuar pak një nga ndërtesat e zyrave, si dhe Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës të ministrisë, sipas mediave iraniane dhe IDF-së.
Këto vende u shënjestruan për shkak të lidhjes së tyre me projektin e armëve bërthamore të Iranit, tha IDF.
Të shtunën në mbrëmje, IDF tha se Izraeli kishte synuar gjithashtu një vend nëntokësor në Iranin perëndimor “të përdorur për ruajtjen dhe lëshimin e raketave tokë-tokë dhe raketave lundruese” dhe se “figurat e larta që e vizituan atë në të kaluarën u eliminuan gjithashtu”.
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...
Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro...