Irani testoi me sukses një raketë balistike me një rreze të mundshme prej 2.000 kilometrash të enjten, tha media shtetërore, dy ditë pasi shefi i forcave të armatosura të Izraelit ngriti mundësinë e një “veprimi kundër Teheranit” lidhur me programin e tij bërthamor.
Irani, i cili ka një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme, thotë se armët e tij janë të afta të arrijnë bazat e armiqve të tyre më të mëdhenj, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së dhe Evropës, Republika Islamike ka thënë se do të zhvillojë më tej programin e saj të raketave “mbrojtëse”.
“Mesazhi ynë për armiqtë e Iranit është se ne do të mbrojmë vendin dhe arritjet e tij. Mesazhi ynë për miqtë tanë është se ne duam të ndihmojmë stabilitetin rajonal”, tha ministri iranian i Mbrojtjes, Mohammadreza Ashtiani.
Një videoklip i shkurtër u shfaq në televizionin shtetëror të Iranit, ku shihej lëshimi i një versioni të përmirësuar të raketës balistike Khoramshahr 4 të Iranit.
Raketa, pretendohet se kishte një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash dhe kapacitet për të mbajtur një kokë rakete prej 1,500 kilogramësh.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, raketës me karburant të lëngshëm iu dha emri “Kheibar”, duke aluduar në një kështjellë hebreje të pushtuar nga luftëtarët myslimanë gjatë periudhës së hershme të Islamit./euronews
Serbët kërkojnë zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-i...
Protestuesit në Leposaviq gjuajnë me pelena ushtarët e KFOR-...
Putini nënshkruan ligjin që lejon zgjedhjet në rajonet e pus...
KFOR-i: Po punojmë për zbutjen e situatës në veri
Alarme për bomba në 75 shkolla të Serbisë
Vitia takohet me Szunyog, diskutuan për investimet në shënde...