Irani ka vendosur të sanksionojë 15 shoqëri amerikane për mbështetjen e tyre për Izraelin dhe “veprimet terroriste të këtij regjimi”, njoftoi sot agjencia zyrtare e iraniane e lajmeve “Irna” duke cituar një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ky vendim, që është krejtësisht simbolik, sepse këto shoqëri nuk bëjnë biznes me Iranin, ndodhi dy ditë pasi SHBA-ja ndërmori sanksione kundër 30 shoqërive dhe individëve nga 10 vende të huaja akuzuar për bashkëpunim me programin e armatimeve të Iranit.
Sipas komunikatës iraniane, çdo transaksion është i ndaluar me këto shoqëri, të ardhurat e tyre do të sekuestrohen dhe zyrtarët e tyre nuk mund të marrin viza nga ana e Iranit.
Ky njoftim u bë ndërkohë që tonet sa vijnë e rriten mes Teheranit dhe Uashingtonit që prej ardhjes në pushtet të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dënuar disa herë marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe fuqive të mëdha.
“Vendimi iranian është gjithashtu një reagim për sanksionet amerikane të vendosura në muajin shkurt pas testimit të një rakete iraniane”, sipas komunikatës.
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...