Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar se Teherani është i gatshëm të hyjë në negociata me Shtetet e Bashkuara, pas kërkesave nga vende mike të rajonit, por vetëm nëse bisedimet zhvillohen pa kërcënime dhe me respekt për interesat kombëtare iraniane.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani është i gatshëm t’i nisë negociatat me Shtetet e Bashkuara, pasi siç tha disa qeveri mike në rajon kanë kërkuar që Teherani t’i përgjigjet një propozimi amerikan për bisedime.
Në një postim në rrjetin social X, Pezeshkian bëri të ditur se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi të ndjekë rrugën e dialogut, me kusht që të ekzistojë një mjedis i përshtatshëm, pa kërcënime dhe pa pritshmëri të paarsyeshme. Ai theksoi se çdo negociatë do të zhvillohet Brenda kornizës së interesave kombëtare të Iranit.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta, pasi lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit do të shkaktonte një konflikt të gjerë rajonal. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me ndërhyrje për shkak të ambicieve bërthamore të Iranit dhe shtypjes së dhunshme të protestave, ndërsa SHBA ka shtuar praninë ushtarake në rajon.
Sipas mediave amerikane, bisedimet pritet të mbahen të premten në Stamboll. Ministri i Jashtëm Araghchi, në një intervistë për CNN, është shprehur optimist duke thënë se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje.
Nga ana e tij, Trump ka deklaruar se një marrëveshje do të ishte “gjë e shkëlqyer”, por paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse kjo nuk ndodh. Ai konfirmoi gjithashtu dërgimin e forcave të mëdha ushtarake drejt rajonit, përfshirë aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln, me rreth 70 avionë në bord.
Këto zhvillime ndodhin pas një represioni të ashpër ndaj protestave në Iran. Sipas autoriteteve iraniane, gjatë protestave janë vrarë rreth 3.100 persona, por organizata të pavarura raportojnë shifra shumë më të larta. Organizata HRANA ka konfirmuar mbi 6.400 viktima, përfshirë 152 fëmijë, ndërsa organizata Iran Human Rights paralajmëron se numri përfundimtar mund të kalojë 25.000 të vrarë.
Protestat nisën për shkak të vështirësive ekonomike, por u shndërruan shpejt në kërkesa për ndryshime politike. Sipas burimeve të Reuters, zyrtarë iranianë i kanë raportuar Khameneit se zemërimi publik ka arritur një nivel ku frika nuk funksionon më si mjet frenuese.
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...