Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka paralajmëruar për “pasoja të përjetshme” pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.
“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të shëmtuara dhe do të kenë pasoja të përjetshme”, ka shkruar Araghchi në platformën X.
Araghchi ka akuzuar SHBA-në për kryerjen e një “shkeljeje të rëndë” të Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), duke sulmuar atë që ai e përshkroi si “instalime bërthamore paqësore”.
“Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale”, ka thënë kryediplomati i Iranit.
“Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë një përgjigje legjitime në vetëmbrojtje, Irani ruan të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesin dhe popullin e tij”, ka thënë ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Iranin me sulme të mëtejshme nëse Teherani nuk kërkonte paqe, pas një sulmi ndaj objekteve bërthamore në vend.
“Ose do të ketë paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin shumë më të madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit”, ka thënë Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.
Trump tha se sulmet amerikane kishin shkatërruar plotësisht objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Teheranit./RTK
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...