Irani do të përgjigjet me kundërmasa të barabarta nëse Shtetet e Bashkuara bllokojnë eksportet e tij të naftës, tha Ministria e Jashtme iraniane.
“Nëse Amerika dëshiron të bëjë hap serioz në këtë drejtim, ajo do të përballet me kundërmasa të barabarta nga Irani”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Bahram Qassemi.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar edhe nga vendet e tjera që të ndalojnë blerjen e naftës nga Irani, nisur nga nëntori, ose, në të kundërtën, do të përballen me pasoja.
Paralajmërimi është bërë pasi presidenti amerikan, Donald Tump, në muajin maj, ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ka rikthyer sanksionet kundër tij.
Marrëveshja me gjashtë fuqi botërore i ka dhënë Iranit lehtësim nga sanksionet në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e mbështeti sugjerimin e presidentit Hassan Rohani që Irani t’i bllokojë eksportet e naftës nga Gjiri Persik, nëse eksportet e tij ndalohen.
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...