Forcat detare iraniane kanë organizuar stërvitje ushtarake në shkallë të gjërë mbi një zonë që mbulon rreth dy milionë kilometra katrorë, gjë që ka shtuar rritjen e tensioneve me SHBA-të.
Ushtrimet e fundit, që janë kryer në ngushticën e Hormuzit dhe Detit Oman në veri të Oqeanit Indian, shënojnë fazën e fundit të ‘lojrave luftarake’ që filloi në vitin 2016, raporton agjensia e lajmeve Tasnim, transmeton portali arbresh.info.
Stërvitjet, me emrin e koduar ‘velayat 95’, nisën në jug të Iranit pas një urdhëri nga komandanti i marinës iraniane Rear Admiral Habibollah Sayyari.
Sipas tij ‘lojrat luftarake’ përfshijnë luftën elektronike, teste raketore, operacionet e zbulimit, vendosjen e nëndetëseve, si dhe operacionet e shpëtimit.
Zyrtarët e Iranit këmbëngulin se ‘lojrat luftarake’ nuk shkelin marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupi 5+1 (ku bëjnë pjesë SHBA-të, Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania) të nënshkruar në janar të vitit 2016.
Megjithatë, tensioned mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur pasi Irani testoi disa rakesta balistike.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se ‘Irani po luan me zjarr’ dhe ka premtuar se ‘nuk do të rrijë duarkryq’. Menjëherë ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm, i cili ka deklaruar se ‘Teherani mbetet “i paprekur” nga kërcënimet’./Arbresh.info
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...