Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka nisur, raportoi CNN duke cituar agjencinë gjysmë-zyrtare iraniane, Mehr News.
Operacioni, i quajtur “Premtimi i Vërtetë 3”, përfshiu “qindra raketa balistike të llojeve të ndryshme” që kishin në shënjestër ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael, sipas Mehr.
Sulmet përfaqësojnë një “përgjigje vendimtare” ndaj goditjes fillestare të Izraelit mbi Iranin, e cila kishte vrarë disa komandantë të lartë ushtarakë, raportoi agjencia.
Autoritetet iraniane theksuan se do të “përgjigjen me vendosmëri ndaj çdo aventurizmi” nga ana e Izraelit, sipas Mehr.
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së