Teherani ka njoftuar se urdhërat e blerjes nga tregtarët që janë të bazuara në monedhën amerikane nuk do të lejohen të kalojnë nëpër procedura të importit.
Sipas mediave lokale, politika është në përputhje me një kërkesë zyrtare të Bankës Qendrore të Iranit dhe në mënyrë specifike është trajtuar luhatjet në normat e tregut të dollarit amerikan, transmeton portali arbresh.info
Drejtori i CBI-së për rregullat dhe politikat e këmbimit valutor, Mehdi Kasraeipour, u citua nga agjensia e lajmeve IRNA se “masa ka hyrë në fuqi nga dita e mërkurë në sajë të letre dërguar Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë”.
Ai theksoi se kjo nuk do të shkaktonte probleme të mëdha për tregtarët, pasiqë vlera e dollarit në Iran nuk ishte e lartë.
Si pjesë e një embargo tregtare, bankat amerikane janë të ndaluara të merren me Iranin.
“Duke pasur parasysh se përdorimi i dollarit është ndaluar për Iranin dhe tregtarët janë duke përdorur monedha alternative për transaksionet e tyre, nuk ka arsye pse vendi të përdorë këtë vlerë monetare”, tha Kasraeipour.
Sipas zyrtarëve, tregtarët iranianë do të duhet të informojnë furnizuesit e tyre për të ndryshuar monedhën bazë nga dollari në monedha të tjera në mënyrë që dokumentet e importit të mund të përpunohen në pikat hyrëse të Iranit./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...