Irani konsideron se Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj linjës së tij të transportit bazuar në “pretendimet e rrejshme” për furnizimin e Rusisë me raketa dhe se sanksionet janë të “paarsyeshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.
Brukseli i shtoi të hënën në listën e sanksioneve Linjën e Transportit të Republikës Islamike të Iranit (IRISL) dhe drejtorin e saj, për shkak të mbështetjes që Teherani po ia ofron Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Në ditën e njëjtë, Britania vendosi sanksione kundër linjës ajrore kombëtare të Iranit dhe transportuesit të tij detar, duke thënë se e bëri këtë si përgjigje ndaj furnizimit të Rusisë me raketa nga Irani.
“Irani vlerëson sanksionet e reja nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kundër një numri individësh iranianë dhe entiteteve ligjore u vendosën bazuar në pretendimet e rrejshme për dërgimin e raketave në Rusi dhe i cilëson si veprim të paarsyeshëm që bie ndesh me normat e ligjit ndërkombëtar”, tha Baghaei.
Ai shtoi se vendet evropiane po e shkelin ligjin ndërkombëtar, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe tregtinë detare, duke vendosur sanksione.
Prej se nisi lufta në Ukrainë më 2022, Moska dhe Teherani e kanë thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar./rel
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...