Irani ka kërkuar veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas asaj që ai e quan “sulme të qëllimshme të regjimit izraelit” ndaj objekteve të tij bërthamore, duke paralajmëruar se agresioni i vazhdueshëm kërcënon sigurinë globale.
Në një letër të botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA të Iranit, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe Këshillit të Sigurimit, i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe citoi “Rezolutën 487 (1981) të KS të OKB-së”, e cila dënoi sulmin e Iranit ndaj reaktorit Osirak të Irakut në vitin 1981, shkruan CNN, përcjell Arbresh.info.
“Zyrtarët izraelitë që kërcënojnë të kryejnë sulme të mëtejshme kundër objekteve bërthamore paqësore të Iranit janë një kërcënim serioz dhe në rritje për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe kërkojnë veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit”, tha Iravani në letër.
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...