I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Iranit në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, falënderoi sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq për qëndrimin e tij se SHBA-të shkelën të drejtën ndërkombëtare duke sulmuar Iranin.
Vuçiç tha dje se nuk ka dyshim se SHBA-të shkelën të drejtën ndërkombëtare në sulmin e tyre ndaj Iranit dhe se për Serbinë, Izraeli dhe Irani janë kombe miqësore dhe se ai dëshiron paqe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, shkruan ‘Danas’.
Sot, Mahdi Abadi, në një bisedë me gazetarët në Ambasadën Iraniane në Beograd, falënderoi të gjitha vendet që dënuan sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë, por shtoi se megjithëse Irani është mirënjohës, ai mbështetet vetëm te vetja dhe mbështetja e popullit të tij.
Ai tha gjithashtu se të gjitha negociatat bazohen në besimin e ndërsjellë dhe se nëse bisedimet për programin bërthamor të Iranit do të vazhdojnë do të varet nga sjellja e mëtejshme e SHBA-së.
“Ne gjithmonë kemi hyrë në negociata me SHBA-në dhe vendet perëndimore me qëllime të mira, por sulmet e fundit e përkeqësuan atmosferën”, tha ai.
“Ne ishim në negociata kur pala jonë u sulmua, nuk e prisnim”, shtoi ai./rtk
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...