Iraku është goditur nga tjetër stuhi e rërës, duke detyruar kështu autoritetet që të mbyllin disa shkolla dhe zyra.
Për shkak të stuhisë, fluturimet ne aeroportin e Bagdadit janë pezullar gjithashtu, transmeton portal arbresh.info
Ministria e Arsimit dhe zyrat e tjera shpallën të hënën ditë pushimi për institucionet e qeverisjes vendore, me përjashtim të shërbimeve shëndetësore. Sipas zyrtarëve mjekësorë, qindra njerëz në të gjithë Bagdadin dhe qytetet jugore janë paraqitur në spital me vështirësi në frymarrje.
Aeroporti Ndërkombëtar i Bagdadit tha në një deklaratë se do të mbyllte hapësirën e tij ajrore dhe do të ndalonte të gjitha fluturimet deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të dukshmërisë së ulët.
Kjo është stuhia e tetë e pluhurit që nga mesi i prillit që godet Irakun, i cili është goditur nga degradimi i tokës, thatësirat intensive dhe reshjet e pakta të lidhura me ndryshimin e klimës.
Stuhia e fundit që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, ka marrë jetën e një personi, ndërsa ka detyruar rreth 5 mijë të tjerë të kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve në frymarrje.
Iraku është i prirur ndaj stuhive të rërës sezonale, por ekspertët dhe zyrtarët po ngrenë alarmin mbi rritjen e tyre në vitet e fundit, që sipas tyre është përkeqësuar për shkak të reshjeve të ulta rekord dhe ndryshimeve klimatike.
Banka Botërore ka paralajmëruar se Iraku mund të pësojë një rënie prej 20 për qind të burimeve ujore deri në vitin 2050./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”