Një gjykatë irakiane ka dënuar me vdekje 27 burra për përfshirjen e tyre në masakrën e rreth 1,700 ushtarëve nga militantët e Shtetit Islamik në qershor të vitit 2014.
Njëzet e pesë të tjerë të dyshuar janë liruar për shkak të mungesës së provave, transmeton portali arbresh.info
Ky është grupi i fundit i dënimeve me vdekje të miratuara në lidhje me këtë masakër, pasi 36 persona të tjerë janë varur një vit më parë për të njejtën arsye.
ISIS kishte filmuar masakrën në ish-bazën amerikane të Camp Speicher, pranë Tikrit.
Shumica e viktimave besohet se kanë qenë rekrutë të rinj Shia, të cilët ishin vendosur në kamp kur vendi u pushtua nga ISIS.
Fotografitë dhe videot e publikuara nga ISIS në atë kohë treguan se ushtarët po rreshtoheshin dhe po qëlloheshin në vende të ndryshme.
Disa trupa janë hedhur në lumin Tigri, ndërsa disa të tjerë janë gjetur në një varresë masive një vit më vonë./Arbresh.info
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid