Iraku ka parashtruar një ankesë zyrtare pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-ve lidhur me sulmet e fundit të SHBA-ve mbi forcat irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë Ministria e Jashtme e Irakut përshkroi sulmet e SHBA-ve si një “veprim armiqësor” dhe “shkelje flagrante të kushteve për praninë e forcave amerikane në Irak”.
“Ankesa konfirmon se çdo sulm ose veprim ushtarak në territorin e Irakut pa miratimin e qeverisë së Irakut, konsiderohen provokuese”, tha ministria.
Sipas ministrisë, ankesa konfirmon se “prania e këtyre forcave në tokën irakiane është të ofrojë ndihmë në fushën e trajnimit ushtarak, këshillimit dhe armatimit për të luftuar organizatën terroriste DEASH”.
Po ashtu ministria i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-ve të ndërmarrë hapa për të parandaluar SHBA-në të kryejë veprime të tilla të paligjshme dhe t’i mbajë ata përgjegjës për humbjet njerëzore.
Javën e kaluar, Pentagoni tha se kreu sulme ajrore kundër objektivave të milicisë pro-iraniane Kata’ib Hezbollah në Irak.
U theksua se objektivat përfshinin objektet që strehonin armë të përdorura për të synuar SHBA-të dhe trupat e koalicionit, të cilat lanë dy trupa amerikanë dhe një ushtarak britanik të vdekur.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...