Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka njoftuar se dy terroristë të DEASH-it janë ndaluar në qytetin Mosul që ndodhet në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e terroristëve është edhe i ashtuquajturi operativi i lartë përgjegjës për çështjet financiare të grupit terrorist në Mosul, thuhet në kumtesën e ministrisë.
Nga mesi i vitit 2014, DEASH-i mori afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë edhe qytetin verior të Mosulit.
Deri në fund të vitin 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, rimori të gjitha territoret e humbura nga grupi terrorist.
Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është zhdukur në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Nineveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar.
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026