Palestina i është bashkuar Interpolit si shtet anëtar, një lëvizje kjo e kundërshtuar nga Izraeli, në votën në asamblenë e përgjithshme në Pekin.
“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon tani janë shtete anëtare”, thuhet në deklaratën e Interpolit, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Jashtme e Izraelit, e cila kishte thënë se përpjekjet për të vonuar votën deri vitin e ardhshëm kanë dështuar, nuk ka komentuar ende votimin.
Izraeli kishte pretenduar se Palestina nuk është një shtet dhe se nuk është i pranueshëm për anëtarësimin e Interpolit.
Sipas marrëveshjeve të përkohshme të paqes izraelito-palestineze, autoritetit palestinez i është mundësuar vetë-sundimi në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Rripin e Gazës./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...