Rusia po planifikon t’i përgjigjet operacionit të Ukrainës në rajonin e Kurskut, tha Vadym Skibitsky, nënkryetari i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.
Komandanti i Përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi se Kievi kishte avancuar ndërmjet 28-35 kilometra në rajonin e Kurskut, ndërsa inkursioni hyri në javën e tretë. Sipas Syrskyi, Ukraina ka kapur 1263 kilometra katrorë të territorit rus dhe 93 vendbanime.
“Operacioni është në vazhdim. Rusia po planifikon një përgjigje. Ka plane, ne dimë për to. Qeveria dhe udhëheqja jonë ushtarake dinë rreth tyre që të mund ta vazhdojnë atë (operacionin) dhe të prishin planet (ruse),” tha Skibitsky./abcnews/
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli
Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn
Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në katër ditë
Diva e muzikës, Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ...
Takimi me Abdixhikun, Kurti: Kur ka diçka të re do të ju njo...
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje