Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi sot herët në mëngjes është pranuar në një spital në Milano si masë paraprake për të monitoruar infeksionin e tij me koronavirus (COVID-19).
Senatorja Lucia Ronzulli për televizionin shtetëror RAI tha se manjati mediatik, 83-vjeçar, i cili rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 në fillim të javës, po bënte mirë. Ajo tha se ai po kalon “monitorim paraprak” të infeksionit të tij.
Radioja shtetërore më vonë tha se Berlusconi u pranua në spitalin San Raffaele, ku është vendosur mjeku i tij privat, pak pas mesnate, pasi kishte “simptoma” të COVID-19, por nuk dha detaje të mëtejshme./AA/
“Gjakatari është fshirë nga faqja e historisë”, ...
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...