Rastet të etheve “Lassa” janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar pasi një familje udhëtoi në Afrikën Perëndimore.
Dy persona nga Anglia Lindore u kapën nga sëmundja, me një person të tretë që monitorohej nga shefat e shëndetësisë.
Ky virus është në të njëjtën familje si Ebola, por jo aq vdekjeprurës apo infektiv, mirëpo edhe ky është bërë endemik në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, të cilat mund të jenë edhe fatale, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është një sëmundje akute hemorragjike virale, e cila mund të çojë në gjakderdhje të brendshme dhe të prekë sisteme të shumta organesh.
Njerëzit zakonisht e kontraktojnë virusin duke u ekspozuar ndaj ushqimit, por ai gjithashtu mund të përhapet përmes lëngjeve trupore të infektuara.
Ai e ka origjinën në qytetin Lassa, në veri të Nigerisë, prej të cilit e ka marrë edhe emrin.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar