Industria e aluminit në Japoni kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të heq planin për vendosjen e taksave për metalin, pasi kjo do të dëmtonte biznesin dhe do të ngrinte paqëndrueshmëri në tregjet metalike.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë javës së kaluar ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 25 përqind mbi çelikun e importuar dhe një taksë prej 10 përqind mbi alumin e importuar për të mbrojtur prodhuesit amerikanë, transmeton portali arbresh.info
Analistët theksojnë se ky veprim do të rrezikojë partnerët kryesore si Kina, Europa, dhe Kanadaja.
“Ne kërkojmë që Trump të heq dorë nga plani”, tha Yoshihisa Tabata, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Japoneze të Aluminiumit.
“SHBA është tregu i dytë më i madh eksportues”, shtoi ai.
Japonia, e cila prodhoi 2.07 milion ton alumini të mbështjellë dhe të nxjerrur në vitin 2017, eksportoi rreth 27,000 ton në SHBA nga eksportet e përgjithshme prej rreth 243,000 ton./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit