Miliona njerëz në të gjithë botën do të festojnë ditën e Shën Valentinit sot me gjeste të veçanta për të dashurit e tyre.
Por jo aq në disa vende të Indonezisë me shumicë myslimane, ku festimet dhe shfaqjet e dashurisë u ndaluan për shkeljen e ‘kulturës dhe etikës së vendit’.
Autoritetet në Makassar, në ishullin Sulawesi dhe Depok, afër kryeqytetit Xhamkarta, paralajmëruan njerëzit kundër shfaqjeve publike të dashurisë, ndërsa festimet u ndaluan gjithashtu në të gjithë provincën e Ligjit të Sheriatit, Banda Aceh.
Policia në Makassar bëri kontrolle në disa shtëpi, duke arrestuar dy çifte të pamartuara të gjetura në dhoma të ndara, përfshirë një shtetas gjerman.
“Ne e kapëm shtetasin gjermani me partneren e tij indonezian në një motel dhe ata nuk ishin burrë e grua, prandaj ne i arrestuam ata,” i tha AFP Iman Hud, kreu i zyrës lokale të rendit publik.
Të dashuruarit e pafat u liruan shpejt pas një ligjërate për të këqijat e seksit para martesës.
”Këto sëmundje sociale duhen parandaluar. Ne duhet ta kujtojmë publikun që të mbështesë kulturën dhe etikën tonë,” tha shefi i rendit publik Hud.
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...