Qindra kanaçe boshe të plastikës presin në radhë në tokë të thatë dhe të pluhurosur.
Banorët e lagjes së Vasant Kunj në jug të Delhi, një nga qytetet më të mëdha dhe më të varfra, qëndrojnë në rend duke pritur që një cistern e ujit nga qeveria të arrijë tek ta.
Kanë kaluar dhjetë ditë që kur ata kishin marrë ujë. “Është shumë e vështirë të jetosh kështu”, tha Fatima Bibi, 30 vjeçe, e cila është përgjegjëse për organizimin e ujit për lagjen e varfër.
“Gjithçka vjen nga ky ujë, gjithçka. Gatimi, pastrimi, larja”. Dhjetë minuta larg janë qendrat tregtare luksoze të Delhi, ku mund të blesh një palë atlete për 1 mijë dollarë.
Por në këtë pjesë të qytetit njerëzit jetojnë në kasolle të mbushura fort me hekur. India është duke u përballur me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj, me 600 milionë njerëz që kanë mungesë ekstreme të ujit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...