Një burokrat i njohur tashmë i kthyer në politikan nga Kashmiri i administruar nga India është arrestuar në Delhi dhe kthyer prapa në rajon.
Shah Faesal është një nga politikanët e paktë të Kashmirit që nuk ishte arrestuar para vendimit kontrovers të Indisë për të revokuar statusin special të rajonit, transmeton portali arbresh.info.
Ai është arrestuar në aeroportin e Delhit mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
Duke folur në programin Hardtalk të BBC-së të martën, Z. Faesal tha se ai ishte i shqetësuar lidhur me arrestimin e tij.
“Kam turp për veten time që jam i lirë në një kohë kur e gjithë udhëheqja e Kashmir është në burg”, tha ai.
Faesal tha se duke revokuar statusin e veçantë për shtetin Jammu dhe Kashmir, Kryeministri Narendra Modi kishte “vrarë kushtetutën në dritën e ditës”.
Sidoqoftë, qeveria indiane thotë se ka vepruar në përputhje me kushtetutën dhe të gjitha protokollet janë ndjekur./arbresh.info/
https://twitter.com/BBCHARDtalk/status/1161331084107407361
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...