Indi, protesta për shkak të vizitës së Pompeo-s

FILE PHOTO: U.S. Secretary of State Mike Pompeo stands next to his airplane before boarding it to Beirut at Ben Gurion airport near Lod, Israel March 22, 2019. REUTERS/Jim Young/Pool

14:36 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Në Indi janë organizuar protesta me rastin e vizitës së planifikuar të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa qindra persona u mblodhën në New Delhi dhe organizuan protesta. Pompeo në Indi duhet të mbërrijë sonte.

Demonstruesit protestuan kundër politikave të SHBA-ve në Lindjen e Mesme dhe mes tjerash brohoritën me sloganin “Hiqni duart nga Irani”.

Presidenti amerikan Donald Trump dje paralajmëroi sanksione të reja ndaj Iranit dhe porositi se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore.Mike Pompeo në Indi duhet të udhëtojë pas vizitës në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shpërndaje në rrjete sociale