Një person i armatosur me thikë vrau dy persona në Marsejë të Francës.
Tani ai është identifikuar si një emigrant ilegal nga Tunizia, transmeton portali arbresh.info

I dyshuari Ahmed Hanachi vrau kushërirat Mauranne dhe Laura, të dyja 20 vjeçe, jashtë trenit kryesor të qytetit, para se të vritej nga ushtarët.

Është zbuluar që ai ishte arrestuar shtatë herë që nga viti 2005, duke u dhënë policëve identitet fals çdo herë.
Hanachi u ndalua për vjedhje në dyqane dhe liruar një ditë para sulmit, ku edhe në këtë rast policëve u dha emër tjetër sikurse në rastet e tjera.
Autoritetet franceze po studiojnë celularin e të dyshuarit dhe po punojnë për të përcaktuar nëse ai kishte lidhje të drejtpërdrejta me ISIS, që mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës./arbresh.info/

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...