Rrugët në ishullin spanjoll të pushimeve, Ibiza, janë shndërruar në lumenj me baltë të martën, pasi reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.
Autoritetet lokale lëshuan një alarm të kuq për shi të martën herët për ishujt e Ibizës, si dhe Formenterën, ku priten deri në 180 mm shi brenda 12 orëve.
Pamjet nga Ibiza tregojnë automjete pothuajse tërësisht të zhytura, ndërsa vendasit ecnin nëpër ujë të thellë në rrugën kryesore të ishullit, raporton AP.
Autoritetet lokale kanë thënë se zjarrfikësit janë vendosur për të ndihmuar njerëzit që besohet se janë bllokuar brenda automjeteve dhe shtëpive të tyre.
Alarmet e motit janë gjithashtu në fuqi për Majorkën, një tjetër ishull, si dhe në Valencia.
Një vit më parë, më shumë se 230 njerëz mbetën të vdekur në Valencia nga përmbytjet.
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...