Nëna e një nxënëseje në Florida e cila po mbante orët e para të mësimit online është vrarë gjersa ajo ishte në thirrje Zoom me klasën e saj.
Të shtënat ndodhën të enjten sipas kohës lokale 08:00 në Indianaown, Floridia dhe ishte parë nga pesë fëmijët tjerë në shtëpi, transmeton portali arbresh.info.
Sipas hetuesve mësuesja e vajzës dëgjoi zënkën dhe ishte në gjendje të ndalë zërin para se të qëlloheshin të shtënat fatale.
I dyshuari, 27 vjeçari Donald Williams është arrestuar pasi u arratis në biçikletë.
Maribel Rosado Morales, 32 vjeç, u vra para katër fëmijëve të saj dhe dy kushërinjve të rinj, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Martin.
Vajza, e cila ndjek shkollën fillore të Warfield, po e merrte ditën e parë të mësimeve në internet pasi pandemia koronavirus detyronte shkollat në zonë të drejtoheshin për të mësuar në internet.
Florida është një nga shtetet më të goditura në SHBA nga koronavirus me mbi 542,000 infeksione.
Në një konferencë për shtyp, Sherif William Snyder tha se Williams kishte shkuar në shtëpi për t’u përballur me ish-të dashurën e tij në lidhje me një video në Facebook./arbresh.info/

Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...