Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se synimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është pushtimi i Ukrainës.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp në Berlin me kancelarin Friedrich Merz, Zelensky u shpreh se në takimin virtual që patën me presidentin amerikan, Donald Trump, i tregoi kushtet e Ukrainës për marrëveshje.
“Diskutova pozicionin tonë të përbashkët me presidentin Donald Trump. Ramë dakord për 5 principe. Dua të falenderoj Merz për këto principe. Ukraina duhet të jetë e ulur aty. Duhet armëpushi, duhet garanci sigurie. Amerika është e gatshme të mna suportojë në diçka të tillë. Rusia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Nëse Rusia nuk bie dakord për një armëpushim, tregon se Putin nuk e do paqen. Putin nuk do paqe, Putin do që të pushtojë vendin tonë. Nga takimi i Alaskës presim marrëveshje për armëpushim”, theksoi ai./abcnews.al
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...