Një i mbijetuar i sulmit në Mançester për pak i ka shpëtuar vdekjes për herë të dytë.
Kjo për shkak se në sulmin e sotëm në Barcelonë ai ishte i pranishëm, transmeton portali arbresh.info.

Chris Pawley, 30 vjeçar ishte duke e vizituar qytetin spanjoll me partnerin e tij, kur e gjeti vetën në rrënojat e sulmit me furgon.
Të paktën 13 persona janë vrarë në këtë sulm e më shumë se 100 janë lënduar.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë akt të tmerrshëm terrorist në tokën katalunase të Barcelonës.
Ndërsa para pak minutash është raportuar edhe për një shpërthim në afërsi të vendit të sulmit të mëhershëm. Policia raporton se ka lidhje me incidentet./Arbresh.info
Gënjyen se posedonin kriptovaluta dhe morën 12 mijë euro, ar...
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...