Një mjeke nga Kentucky, SHBA, akuzohet se dy herë kishte angazhuar vrasës me pagesë që ta vret ish-bashkëshortin, me të cilin ka një betejë të ashpër ligjore lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.
Dr. Steffany Russell, 52-vjeçe, pediatre nga Louiville, kishte tentuar të angazhojë një agjent të FBI-së me një mision të të fshehtë – t’ia vret bashkëshortin dhe për këtë ishte e gatshme të paguaj 7 mijë dollarë.
Siç kanë bërë të ditur nga gjykata, Russell gjysmën e parave i kishte dhënë “avans”, e gjysmën “vrasësi” është dashur t’i merr pasi ta përfundojë punën.
Derisa po bëhej marrëveshja në ordinancë, paratë i kishte lënë një kuti në afërsi të zyrës, e kundër saj është ngritur padi për keqpërdorim të hapësirës komerciale duke bërë porosi të vrasjes – e nëse shpallet fajtore rrezikon të dënohet me 10 vite burg.
E siç raporton New York Post, kjo nuk është hera e parë që Russell tenton ta vret ish-bashkëshortin. Sipas dokumentacionit që ka në dispozicion gjykata, Russell dhe ish-bashkëshorti prej dy vitesh janë në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. E vendimi i gjykatës shkoi në favor të babait, pasi
Përfaqësuesi ligjor i fëmijëve pretendoi në gjyq që Russell në maj të vitit 2018 kishte tentuar të angazhojë dikë që ta vret ish-bashkëshortin – që është një akuzë që është mohuar kategorikisht nga ajo dhe avokati i saj, duke i cilësuar si pretendime të “turpshme”.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...