Nëse mblidhni bashkë 7 milionë dollarë, mund të blini një fshat të tërë plotësisht funksional në Suedi, vetëm 90 minuta në veri të Stokholmit.
I ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Satra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i kompletuar me një kishë, një shkollë dhe një hotel, ndërsa ka dhe një aktivitet imbolitimi për ujin e përroit të tij lokal.
Fshati, që ka qenë një zonë SPA për 320 vjet, u ble nga pronarët aktualë në fillimin e viteve 1990.
Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij.
Bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte zhvillimore.
Personat që kujdeseshin për të janë në moshë tashmë dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër, ndaj kanë vendosur të tërhiqen.
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...