Një i ri që i kishte mbijetuar sulmit me armë në Las Vegas vitin e shkuar është në mesin e atyre që kanë vdekur në sulmin e së mërkurës në Kaliforni, thotë familja e tij.
Telemachus Orfanos, 27 vjeçar, vdiq bashkë me 11 të tjerë kur një burrë hapi zjarr në Borderline Bar and Grill në Thousand Oaks, veri-perëndim të Los Anxhelos, transmeton portali arbresh.info.
Ai i iku vdekjes vitin e shkuar kur një person i armatosur vrau 58 persona në Las Vegas.
Një numër i të mbijetuarve të të shtënave, një nga më të këqijat në historinë moderne të SHBA, kanë thënë se ishin në bar të mërkurën.
“Djali im ishte në Las Vegas me shumë miq të tij dhe ai erdhi në shtëpi. Ai nuk u kthye në shtëpi mbrëmë,” tha nëna e tij për ABC News.
“Nuk dua lutje, nuk dua mendime, dua kontrollin e armëve”, tha ajo.
“Është veçanërisht ironike që pas mbijetimit të sulmit më të rëndë në historinë moderne, ai shkoi dhe u vra në vendlindjen e tij”, tha babai i tij në Star County të Ventura.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin në sulmin e së mërkurës si 28-vjeçari Ian David Long, një veteran i Korpusit Detar të SHBA-ve me PTSD të dyshuar (çrregullime të stresit post-traumatik).
Ai shërbeu në Afganistan nga nëntori 2010 deri në qershor 2011, thonë zyrtarët dhe u gjetën të vdekur në vendngjarje.
Telemachus Orfanos ishte një i diplomuar i shkollës së mesme Thousand Oaks dhe më vonë u bashkua me Marinën, sipas faqes së tij në Facebook./Arbresh.info/
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes