Një baba ka raportuar djalin e tij në polici, pasi i gjeti fotografi të një fëmije lakuriq në telefoninë tij.
Paul Spensberger raportoi 17 vjeçarin Andrew tek autoritet në Misuri, pasi gjeti fotografitë me 30 dhjetor të vitit të shkuar, transmeton portali arbresh.info

Dy fotografitë e dyvjeçares që ishte familjare e të dashurës së Andrew dhe ishin shkrepur në distancë të afërt. Vajza e vogël ishte duke fjetur.
Paul i gjeti imazhet shqetësuese kur ia mori telefonin të birit si dënim për sjellje të keqe.
Kur u pyet nga babai, Andrew tha se i kishte bërë fotografitë me qëllim të shitjes tek një shok klase që dyshonte se ishte pedofil.
Ai tha se shpresonte të fitonte 350 dollarë për fotot, dhe se kishte nevojë dëshpërimisht pasi ishte në borxhe.
Përkundër arsyetimit, Paul lajmëroi autoritetet që e arrestuan për posedim të pornografisë së fëmijëve.
Ai është në burgun e kontesë me 10 mijë dollarë kaucion, të cilin i ati refuzon ta paguajë./Arbresh.info/
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...