
FILE PHOTO: People take part in the annual Pride festival in Budapest, Hungary July 6, 2019. REUTERS/Tamas Kaszas/File Photo
Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të miturit, hyri në fuqi sot.
Parlamenti i Hungarisë e miratoi këtë masë muajin e kaluar.
Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT).
Sipas tyre, ligji i stigmatizon pakicat seksuale.
“Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten ‘zona të lira nga LGBTIQ’. Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter.
“Kur ne ngrihemi për pjesë të shoqërisë sonë, ne ngrihemi për lirinë e shoqërisë sonë si e tërë”, shtoi ajo.
Në Budapest, muajin e kaluar, kishte protesta kundër ligjit.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualitetit. “Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, ka thënë ai.
Orban ka thënë se liderët evropianë veprojnë si “kolonialistë” me kritikat e tyre ndaj ligjit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kanë sugjeruar që Orban t’i mbrojë vlerat e BE-së ose ta tërheqë Hungarinë nga blloku 27-anëtarësh./REL/
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...