Hungaria po ‘largohet’ nga BE, nuk e do as vaksinën e tyre

23:31 | 14 Janar 2021

Qeveria hungareze ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me kompaninë kineze për blerjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Ky është një tjetër hap që thellon distancën e Budapestit nga Bashkimi Europian, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Qeveria e Viktor Orban ka kritikuar ashpër BE-në për prokurimin dhe shpërndarjen e vaksinës. Qeveria ka miratuar gjithashtu një rregullorë që i lejon asaj të prokurojë vaksinën jashtë programit të centralizuar të BE-së.

Qeveria gjermane mohon t’i ketë dhuruar doza vaksine Shqipërisë

“Nëse shohim përtej kufijve të BE, do të shohim se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Izraeli po vaksinohen me një normë të rritur,” njoftoi Ministri i Jashtëm Peter Sijarto në Facebook. Një zëdhënës i tha Reuters se procesi i miratimit të vaksinës kineze ishte “në proces”.

Kina miratoi përdorimin e vaksinës Sinofarm në fund të dhjetorit. Të dhëna të hollësishme mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës nuk janë lëshuar, por një kompani farmaceutike kineze pretendon se vaksina e tyre është 79.34 për qind efektive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara