Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pasi Hungaria i hapi rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke i uruar mirëseardhjen Stokholmit në Aleancë. Në një postim në Twitter, Begaj shkruan se me anëtarësimin e Suedisë, NATO do të jetë edhe më fortë dhe e bashkuar.
“Mirë se vjen, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, shkruan Begaj.
Po ashtu edhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani përshëndeti anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Parlamenti i Hungarisë miratoi me shumicë dërrmuese ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n të hënën, duke hapur rrugën për pranimin e vendit nordik në aleancë pas gati dy vjet negociatash intensive. Marrja e miratimit nga parlamenti hungarez ishte pengesa e fundit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.
Suedia do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës pasi të dorëzojë instrumentin e saj të anëtarësimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila është depozituesi i Traktatit të Atlantikut të Veriut./rtsh.al/
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...