Një zyrtar hungarez thotë se qeveria ka në plan të mbajë emigrantët në kampet kufitare në kontejnerë derisa kërkesat e tyre për azil të vendosen.
Janos Lazar, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban, po ashtu thotë se sapo të vendosen rregullat e reja, çdo emigrant i ndaluar pa dokumente që lejojnë qëndrimin në Hungari, do të kthehen përtej kufirit, transmeton arbresh.info.
Për momentin, azilkërkuesit kërkesat e të cilëve janë në shqyrtim janë të vendosur kryesisht në kampe të hapura, të cilët shpesh ikin për në Evropën Perëndimore ende pa iu kthyer përgjigja.
Ndërsa emigrantët që zihen përgjatë kufirit me Serbinë dhe Kroacinë do të largohen jashtë rrethojës kufitare të vendosur nga Hungaria.
Lazar thotë se masat do të miratohen vetëm atëherë kur qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të migrimit masiv./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër