Hungaria ka miratuar të martën ligje të reja, që u japin fuqi shtesë forcave të rendit në përballje me emigrantët. Kushdo që hyn ilegalisht në vend do të përballet me akuza penale, ndërsa refugjatët që kërkojnë azil duhet të përdorin pikëkalimet e mbikëqyrura nga policia.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili është një kundërshtar i fortë i planeve për të lejuar shpërndarjen e refugjatëve nga Siria e shtete të tjera, në Evropë, ka thënë se ligjet e reja kundër emigrantëve parashikojnë dënime me burgim dhe ndëshkime të rënda për trafikantët.
Me këtë rast, ai ka këshilluar forcat policore që t’i trajtojnë të ardhurit si qenie njerëzore, ndërsa sqaroi se me shumë gjasë, një pjesë e mirë e kërkesave të azilit do të refuzohen.
Një ditë më parë Hungaria ka mbyllur pikën kufitare në Horgos, në kufirin serbo-hungarez, aty ku refugjatët u mblodhën përballë rrethojave të vendosura, duke insistuar që policia hungareze t’i lejojë të kalojnë, raporton Shekulli.
Refugjatët nga Lindja e Mesme filluan një grevë urie, duke kërkuar nga forcat hungareze që të hapin kufirin për të kaluar. Familje me fëmijë të vegjël qëndronin ulur nën gardhin e ri 3.5 metra të lartë, i cili kalon nëpër gjithë gjatësinë e kufirit të jashtëm të BE-së me Serbinë.
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin