Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 394.035, prej të cilëve 4.170 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 244.929, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.624.087.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,97 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 277,4 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,84 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.184 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,51 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,25 milionë.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve