Gazetarja irakiane, Shifa Gerdi ka humbur jetën, kurse kameramani që ishte më te është plagosur rëndë, gjatë raportimit në pjesën perëndimore të Mosulit.
Gazetarja Gerdi ka qenë duke punuar për mediumin “Rudaw” nga Erbili, ndërsa jetën e humbi pasi kishte shkelur në një minë, në kohën kur po raportonte për luftimet në perëndim të Mosulit.
Grupi mediatik “Rudaw” ka konfirmuar se përderisa po raportonte nga një zonë e vogël në pjesën perëndimore të çliruar të Mosulit, Gerdi shkeli në një minë që ishte vendosur më parë nga militantët e ISIS-it./Arbresh.info/
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...