Një zhytës duke u përpjekur të nxirrte trupat e aeroplanit indonezian që u rrëzua të hënën ka humbur jetën.
Syachrul Anto, 48 vjeç, kolapsoi me tu kthyer në sipërfaqe pasi ishte zhytur tek rrënojat e aeroplanit Lion Air Boeing 737 MAX që ishte rreth 30 metra nën ujë, transmeton portali arbresh.info.
Avioni, i cili ishte pothuajse i ri, u përplas në oqean vetëm 13 minuta pasi ishte nisur nga Xhakarta duke vrarë të gjithë 189 pasagjerët që ishin në bord.

Zhytësit deri tani kanë nxjerrë më shumë se 70 trupa nga rrënojat.
Shefi i ekipit të kërkimit dhe shpëtimit Basarnas, Muhammad Syaugi tha: “Ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të një heroi humanitar nga ekipi i shpëtimit indonezian të zhytjeve”.
Bëhet e ditur që ai mund të ketë vdekur si pasojë e dekompresionit, edhe pse shkaku i saktë mund të mos zbulohet asnjëherë pasi familja vendosi të mos i bëjë autopsi./Arbresh.info/
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...